FIFA dhe UEFA përjashtojnë futbollin rus nga të gjitha garat
FIFA dhe UEFA kanë vendosur që të përjashtojnë të gjitha klubet dhe kombëtaren ruse nga kompeticionet e tyre, në kuadër të sanksioneve të ndërmarra ndaj Rusisë, pas sulmit ndaj Ukrainës.
Vendimi është marrë pak çaste më parë pas një takimi mes FIFA-s dhe UEFA-s. Këtu përfshihen ndeshjet ”play of” të Botërorit për kombëtaren ruse, por edhe dy ndeshjet që kishte me Shqipërinë në Ligën e Kombeve më 2 dhe 16 qershor.