FIFA ekstremisht e kënaqur nga VAR dhe gjyqtarët në Kupën e Botës

FIFA ka deklaruar se ka mbetur shumë e kënaqur nga gjyqtarët në Kupën e Botës dhe bashkëpunimin që kanë pasur në përdorimin e “Video Asisten Referee”. “Kemi thënë që ky do të ishte Botërori më i mirë i të gjitha kohërave dhe në fakt i tillë rezultoi. Një rol vendimtar në këtë rezultat kanë luajtur arbitrat, të cilët kanë bërë një prezantim të një niveli të lartë”, ka deklaruar në një deklaratë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino .

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm, Zvonimir Boban, i cili mbikëqyri gjithë projektin e VAR, theksoi rëndësinë revolucionare të përdorimit të teknologjisë video në futboll: “VAR nuk po e ndryshon futbollin, po e pastron, dhe ky ishte qëllimi kryesor i projektit të krye në bashkëpunim”, shpjegoi ish-mesfushori. “Përgatitja e gjerë, si para dhe gjatë turneut, koordinuar dhe udhëhequr nga kryetari i Komitetit të Arbitrazhit të FIFA-s, Pierluigi Collina dhe drejtori Arbitrazhit e FIFA-s, Massimo Busacca, ka prodhuar rezultate të jashtëzakonshme dhe unë jam krenar që kam qenë pjesë e këtij ekipi”, deklaroi Boban.

STATISTIKAT E VAR

Swiss Digital Desktop Reklama

64 ndeshje janë zhvilluar me ndihmën e VAR

Swiss Digital Mobile Reklama

455 raste të kontrolluara me video

7.1 raste të kontrolluara mesatarisht në një ndeshje

20 vendime janë ndryshuar dhe konfirmuar nga VAR

/Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?