FIFA fal Ronaldon, gati për ndeshjen e parë në Kupën e Botës

FIFA ka publikuar vendimin final për çështjen e kartonit të kuq të Cristiano Ronaldos, marrë në humbjen 2-0 ndaj Irlandës më 13 nëntor, në ndeshjen e parafundit të Grupit F të kualifikuesve të Botërorit. Fillimisht, super ylli 40-vjeçar ishte pezulluar për tre ndeshje, dënim që e la jashtë triumfit 9-1 kundër Armenisë, sfidë që vulosi kualifikimin e Portugalisë në Botërorin 2026.

Pas apelimit të Federatës Portugeze të Futbollit, Komisioni Disiplinor i FIFA-s rishikoi rastin dhe pranoi argumentet e paraqitura nga FPF, duke vendosur që Ronaldo të mos vuajë asnjë sanksion shtesë.

Në përfundim, u konfirmua se sulmuesi kishte kryer vetëm një ndeshje pezullim, pavarësisht faktit që kartoni i kuq ishte i pari në 226 paraqitje me kombëtaren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi është pritur me entuziazëm në kampin portugez, pasi kapiteni i Seleçaos rikthehet pa asnjë kufizim dhe plotësisht në dispozicion për fazën përgatitore drejt Botërorit 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?