FIFA, fitimet për “Katar 2022” vlerësohen në 6,5 miliardë $

FIFA raportoi një humbje neto prej 191,5 milionë dollarësh për vitin 2017, viti i tretë i ciklit katërvjeçar të Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili që do të zhvillohet në verën e këtij viti në Rusi.

Ky është një rezultat më i mirë se pritshmëritë, duke marrë në konsideratë – siç bën të ditur Inside World Football – një buxhet të detajuar për 2017-n, i përfshirë në raportin financiar të vitit të kaluar, sipas të cilit humbjet vlerësoheshin në 489 milionë dollarë.

BILANCI FIFA, PARASHIKOHET NJË BILANC POZITIV PËR VITIN AKTUAL FISKAL – Fitimet që vijnë nga të drejtat e licencave kanë tejkaluar buxhetin për ciklin katërvjeçar, një aspekt që është në kontrast me burimet kryesore të të ardhurave: të drejtat televizive dhe marketingun. FIFA pranon, megjithatë, se 98 për qind e të ardhurave totale të parashikuara për 2015-18 është kontraktuar në datën e mbylljes së bilancit. Pjesa më e madhe e fitimeve dhe shpenzimeve që lidhen me Kampionatin Botëror të Futbollit Rusi 2018 do të ndahen në vitin aktual fiskal, bilanci i të cilave parashikohet të jetë pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

BILANCI I FIFA-s, REDUKTIM I SHPENZIMEVE PËR ORGANIZIMIN E KATAR 2022 – FIFA shpjegoi se është në rrugën e duhur për të kapërcyer pragun e të ardhurave të parashikuara për ciklin 2015 – 2018: 5,66 miliardë dollarë. Ndër të tjera, FIFA ka vendosur kufirin minimal të të ardhurave për katërvjeçarin e ardhshëm, i cili do të kulmojë me Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 2022 që do të zhvillohet në Katar – 6,56 miliardë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky parashikim vjen edhe prej faktit të reduktimit të numrit të vendeve në Botërorin e vitit 2022 dhe “ristrukturimit të menaxhimit operativ” në këtë kampionat. Monitor.al

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?