FIFA: Futbollistëve që u mbaron kontrata nuk mund të luajnë pas 30 qershorit

Futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit dhe institucionet përgjegjëse po punojnë për të rikuperuar pjesën e mbetur të sezonit, gjatë muajve të verës, për të shmangur kështu edhe një dëm ekonomik të madh për klubet.

Shefi i zyrës ligjore të FIFA-s, Emilio Garcia Silvero ka ngritur alarmin se lojtarët që kanë kontratë deri në fund të muajit qershor me klubet përkatëse, nuk mund të luajnë pas kësaj date.

“Në bazë të hapësirave ligjore, një lojtar të cilit i përfundon kontrata më 30 qershor, nuk mund të luajë përtej kësaj date, nëse nuk bëhet një rinovim i kontratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më e komplikuar është çështja për futbollistët e huazuar, pasi pas datës 30 qershor ata duhet të kthehen në ekipet e tyre, por edhe aty nuk mund të luajnë, pasi nuk mund të federohen deri në hapjen e merkatos. Zgjidhja e vetme është një rregullore “Ad hoc”, që kërkon një konsensus të gjerë mes klubeve dhe shoqatave të futbollistëve”, tha Silvero.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?