FIFA i vendos ultimatum Skënderbeut për ish-futbollistin afrikan
Pasi mbeti në fuqi pezullimi 10-vjeçar nga Kupat e Europës dhe gjoba prek 1 milionë eurosh, FIFA e ka detyruar klubin korçar të mos kryejë merkato.
Ish-futbollistë të ndryshëm të tij po fitojnë gjyqet dhe po vendosin në vështirësi të mëdha klubin korçar. Kabba Sambou, ish-qendërmbrojtësi afrikan i Skënderbeut, ka fituar gjyqin në FIFA me bardhekuqtë. Këta të fundit duhet ta shlyejnë atë brenda 31 ditëve, ndryshe merkatoja do të bllokohet në 3 sesionet e ardhshme.
21-vjeçari mbërriti në shkurt te Skënderbeu, u prezantua me bujë si goditje e fuqishme, pasi kishte luajtur në Kosovë me Trepça 89’. Ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares të Gambias.