FIFA, ja ç’thotë rregullorja për ndeshjet e ndërprera

Ndërprerja e ndeshjes për shkak të motit të keq solli disa minuta shpërqendrimi dhe kaosi sa i përket vazhdimësisë së saj. Në fakt, rregullorja e FIFA­s është e mirëpërcaktuar sa u përket hapave që duhen ndjekur dhe kompetencat e gjithsecilit prej zyrtarëve të pranishëm. Rol të rëndësishëm vendimmarrës ka arbitri i takimit, i cili në bashkëpunim me Komitetin Organizativ të FIFA-­s zyrtarizon edhe vendimet që duhet të marrë.

Pasi priti një periudhë prej së paku 30 minutash (rregullorja e përcakton 30′­60′), arbitri vuri re se ishte e pamundur që të luhej në mbrëmjen e djeshme, duke qenë se, përveç shiut të dendur, ishte edhe era e fortë ajo që e vështirësonte më tepër zhvillimin e takimit. Si fillim, ai komunikon vendimin e tij për komisionerin e ndeshjes dhe njëkohësisht dy federatave respektive.

Pas saj, nis pjesa e vendosjes për orarin, ku gjyqtari këshillohet kryesisht me federatën mike të takimit, komisionerin e FIFA­s për ndeshjen dhe sekretariatin e përgjithshëm të FIFA-­s, por duke pasur kompetencën për të qenë ai personi që do zyrtarizojë edhe kohën e përshtatshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një prej elementëve që merret më tepër parasysh është pikërisht parashikimi i motit për ditën pasardhëse dhe se kur do jetë momenti i duhur. Më pas, merret në konsideratë edhe akomodimi i ekipit mik, në mënyrë që të mos ndikojë negativisht për ta, si përgatitje për zhvillimin e minutave të mbetura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, edhe në rast mospërputhjeje, arbitri duhet të vendosë i vetëm orarin e sfidës. Rregullorja ka përcaktuar me detaje edhe se cilat janë pikat që duhen respektuar për fillimin dhe zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjes. Topi do rinisë aty ku ka qenë në momentin që u ndërpre takimi, nga ekipi që e ka pasur në zotërim. Do zbresin në fushë të njëjtët futbollistë dhe nuk lejohet të kryhet asnjë zëvendësim më tepër, sesa limiti që u kishte mbetur ekipeve respektive.

Secila prej federatave heq shpenzimet e veta për Kombëtaret dhe stafet e tyre. Por, në rast se për shkak të motit të keq ndeshja nuk zhvillohet deri në ditën e tretë që nga ndërprerja, atëherë gjysma e shpenzimeve të federatës mike do hiqet nga vendësit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?