FIFA konfirmon tre finalistët për çmimin “Puskas” për golin më të bukur në vitin 2021 (VIDEO)

FIFA konfirmoi finalistët për çmimin “Puskás”, i cili vlerëson golin më të bukur të vitit 2021. Erik Lamela është kandidati i parë, pasi realizoi një perlë të vërtetë në Premier League, gjatë sfidës së 14 marsit të kaluar me Arsenalin.

Në garë është edhe sulmuesi i Republikës Çeke, Patrik Schick, i cili shënoi një super gol nga mesfusha në ndeshjen ndaj Skociasë.

Konkurrenti i tretë është iraniani Mehdi Taremi, për golin e realizuar më 13 prill, në ndeshjen e Champions League ndërmjet Chelsea dhe Porto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fituesi i vitit 2021 do të shpallet më 17 janar, nëpërmjet një ceremonie virtuale, nga zyrat qendrore të FIFA-s në Zyrih.

Swiss Digital Mobile Reklama
Fifa divulga os três golaços finalistas do prêmio Puskás; assista!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?