FIFA merr vendimin e radhës, anulon një tjetër kompeticion
Urgjenca e koronavirusit ndalon edhe Kupën e Botës për Klube. Pas shtyrjes zyrtare të Euro 2020 nga UEFA dhe Copa America nga CONMEBOL, FIFA gjithashtu urdhëroi shtyrjen e Botërorit për klube.
Sipas njoftimit zyrtar për shtyp i organit më të madh të futbollit botëror, ngjarja do të planifikohet më vonë, kur do të ketë qartësi më të madhe për situatën e sportit botëror, në 2021, 2022 ose ne vitin 2023.
FIFA ka dhuruar 10 milionë euro për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në ndihmë të kërkimeve për Koronavirusin dhe për të gjetur kurën e duhur për ta luftuar. /R.Lika-Koha Jone/