FIFA merr vendimin për duelin Brazil-Argjentinë që u ndërpre
Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e “Katar 2022”, do të riluhet. Ka qenë ky vendimi i fundit nga FIFA për klasiken e futbollit në Amerikën e Jugut.
Dueli ishte anuluar për shkak të disa problemeve me lojtarët argjentinas, të cilët nuk u lejuan të hynin në territorin brazilian për mosrespektim të rregullave kundër pandemisë.
Katër lojtarët kishin qenë në Britaninë e Madhe, vend i cili në atë kohë konsiderohej me rrezikshmëri të lartë nga Brazili dhe duhet të karantinoheshin për 14 ditë.
KOHA JONË SONDAZH

