FIFA nis procedurat disiplinore ndaj Serbisë për shkak të hartës së Kosovës në dhomat e zhveshjes
FIFA ka hapur procedura disiplinore kundër Federatës Serbe të Futbollit në lidhje me një akt propagande politike. Një flamur që kishte në të dhë hartën e Kosovës u shfaq në dhomën e zhveshjeve te Serbia gjatë ndeshjes kundër Brazilit.
Në të tregohej harta e Serbisë, që përfshinte dhe Kosovën dhe shoqëruar me sloganin “Jo dorëzim”. Kosova është shtet i pavarur prej 15 vitesh dhe sjellje të tilla janë të patolerueshme në futboll.
Në internet kanë qarkulluar fotot e banderolës së vendosur mbi dollapët e Milos Veljkovic dhe Andrija Zivkovic para humbjes 2-0 ndaj Brazilit. /R.Lika-Koha Jonë/