FIFA nuk lejon ndryshimin e ekipit deri në fund të sezonit
FIFA ka shprehur mendimin e saj për problemin shumë të nxehtë të kontratave që skadojnë më 30 qershor. Ideja e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në botë është që lojtarët të mos lejohen që të ndryshojnë skuadrat para se të përfundojë sezoni, duke shtrirë në mënyrë efektive kohëzgjatjen e kontratave.
Për ta bërë këtë, FIFA dëshiron të vendosë një datë të përbashkët për fillimin e transferimeve e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u zbatuar në praktikë. Para së gjithash, ekziston problemi i vullnetit të lojtarëve, të cilët, me skadimin e 30 qershorit, kanë të drejtë të çlirohen nga kontratat.
Të njëjtën gjë duan edhe shumë klube, që nuk kanë ndërmend të zgjasin, madje edhe për disa muaj, kontratën e disa prej punonjësve të tyre. E vetmja siguri është nevoja për të gjetur një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur sepse koha po skadon.