FIFA përgatit revolucionin e madh, ja si do ndryshojë futbolli me 5 pika (VIDEO)
Bota e futbollit është e gatshme për një revolucion të vërtetë. Shoqata Holandeze e Futbollit, së bashku me atë gjermane, angleze, belge dhe amerikane, po studiojnë një plan me 5 pikë për të modernizuar lojën më të bukur dhe më të njohur në botë.
Pas hyrjes së VAR, hapi i radhës ishte “On Field Review”, por mesa duket nuk do të ndalen këtu. Një ndryshim i madh duket se do të ndodhë brenda pak vitesh. Faza e parë eksperimentale do të aplikohet në sektorin e të rinjve, për t’u përdorur më pas në kampionate apo kupa amatore dhe deri në nivelet më të larta.
Revolucioni në pesë pika
1- Rivënia anësore mund të kryhet edhe me këmbë përveç se me duar (siç ndodh në futbollin e sallave). Nuk është e qartë ende nëse do të jetë një zgjedhje opsionale, pasi do të kthehej thuajse në goditje të lirë.
2- Së dyti goditja e dënimit mund të lihet e lirë për lojtarin që e ekzekuton që të vijojë lojën pa patur nevojë që t’i pasojë shokut.
3- Ndryshimi i tretë ka të bëjë me masat disiplinore. Pas kartonit të parë të verdhë, një tjetër faull mund të sjellë kartonin e dytë të verdhë të përkohshëm, teksa mund të dalë nga fusha për 2, 5 apo 10 minuta. Kjo shmang kartonin e kuq pas dy të verdhëve.
4- Koha e kohës duhet të jetë efektive si në basketboll apo hokey në akull, me ndalimin e kronometrit gjatë pushimeve.
5- Zëvendësimi i lojtarëve gjatë ndeshjes të jetë i pakufizuar. Trajneri mund të ketë shumë futbollistë në stol që mund t’i përdor në momente të caktuara të sfidës. /Rozalb Lika-Koha Jone/