FIFA publikon renditjen e re, Shqipëria dhe Kosova fitojnë nga një vend

FIFA ka publikuar renditjen muajit janar, teksa ka lajme të mira për Shqipërinë dhe Kosovën. Kuqezinjtë janë përmirësuar në një vend dhe tani pozicionohen në vendin e 65-të. Kosova nga ana tjetër ka ngjitur dy shkallë dhe tani pozicionohet në vendin e 109-të, pozicioni më i mirë i tyre në renditjen e FIFA.

Belgjika mbetet e para, e ndjekur nga Brazili dhe Franca, ndërkohë që Argjentina i ka marrë vendin e katërt Anglisë që zbret një pozicion më poshtë. Deri në vendin e dhjetë nuk ka asnjë ndryshim, ndërkohë që në të 11-tën është Gjermania, që ka fituar dy pozicione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?