FIFA publikon renditjen e re/ Shqipëria zbret, Kosova ngjitet
FIFA ka bërë publike renditjen më të fundit botërore pas përfundimit të ndeshjeve të nëntorit, duke sjellë lëvizje të dukshme për Shqipërinë dhe Kosovën.
Kombëtarja shqiptare ka pësuar një rënie prej dy pozicionesh, duke kaluar nga vendi i 61-të në të 63-in. Rezultatet e fundit, fitorja minimale ndaj Andorrës dhe humbja 2-0 kundër Anglisë, kanë ndikuar në uljen e koeficientit.
Ndryshe paraqitet situata për Kosovën, e cila ka shënuar përmirësim të ndjeshëm. Pas triumfit 0-2 kundër Sllovenisë dhe barazimit 1-1 me Zvicrën, skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka ngjitur katër vende, duke u pozicionuar në vendin e 80-të.
Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, tashmë të sigurta në fazën “play-off” të Kupës së Botës, do të jenë pjesë e vazos së tretë në shortin që do të hidhet të enjten, më 20 nëntor, ku pritet të mësojnë kundërshtarët e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

