FIFA reagon ashpër pas incidenteve: Zero tolerancë ndaj sjelljeve të neveritshme në futboll!

FIFA ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare” ku u hodhën shishe me ujë dhe sende të forta në drejtim të futbollistëve polakë, pas shënimit të golit të avantazhit. FIFA i konsideron të neveritshme akte të tilla, që sipas saj nuk kanë asnjë lidhje me futbollin. Në përgjigje të shfaqjes së dhunës mbrëmë, një zëdhënës i FIFA -s ka thënë:

“FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm.

FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FIFA is currently analysing reports of last night's FIFA World Cup TM qualifier matches in order to determine the most appropriate action. at V. FIFA strongly condemns the incidents England Hungary and Albania V. Poland and would like to state that its position remains firm and resolute in rejecting any form of violence as well as any form of discrimination or abuse. FIFA has very clear zero-tolerance stance against such abhorrent behaviour in football. a"

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?