FIFA shpjegon përfundimisht se përse ishte i rregullt goli i Japonisë (VIDEO)

FIFA ka dhënë shpjegime për golin e dytë të Japonisë, në fitoren 2-1 ndaj Spanjës, që i kualifikoi në raundin tjetër të Botërorit. Nga pamjet e para dukej se topi kishte dalë jashtë, por organizmi drejtues i futbollit botëror doli me qëndrim zyrtar: topi nuk doli jashtë.

“VAR-i pa nëse topi kishte dalë apo jo. Disa kamera ofrojnë pamje mashtruese, por sipas provave të disponueshme, topi nuk ka dalë plotësisht jashtë fushës”, lexohet në postimin e FIFA-s në rrjetet sociale, të shoqëruar me dy video, një të golit dhe një të demonstrimit se topi nuk kishte dalë plotësisht.

SHKARKO APP