FIFA vendos rregulla të reja për huazimet e futbollistëve

FIFA, organi më i lartë qeverisës i futbollit, prezantoi rregulloret e reja që ka hartuar për transferimin e futbollistëve ndërkombëtarë me qëllim “zhvillimin e lojtarëve të rinj, promovimin e ekuilibrit konkurrues”. FIFA ka përcaktuar një sërë kufizimesh në transferimet e lojtarëve për të siguruar që objektivat e propozuara për zhvillimin e të rinjve dhe ekuilibrin konkurrues të përmbushen.

Rregullorja e re ndalon transferimin e lojtarëve që janë tashmë në huazim në një klub të tretë dhe kufizon numrin e transferimeve në sezon midis dy klubeve në tre lojtarë, si për të marrë, ashtu edhe për të dhënë. Në të njëjtën mënyrë, çdo klub do të ketë një numër maksimal huazimesh për sezon, shifër kjo që do të ulet me kalimin e viteve.

“Nga 1 korriku 2022 deri më 30 qershor 2023, një klub mund të huazojë maksimumi tetë profesionistë dhe të përfshijë tetë profesionistë në huazim në çdo kohë gjatë një sezoni” (maksimumi tre lojtarë me të njëjtin klub), – sqaroi FIFA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, do të lejohen shtatë huazime në sezonin 2023-2024 dhe gjashtë huazime nga sezoni 2024-2025. Nga këto kufizime do të përjashtohen të gjithë lojtarët deri në 21 vjeç, si dhe futbollistët e trajnuar nga klubi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?