FIFA zyrtarizon 5 rregulla të reja në futboll
Tashmë është zyrtare: FIFA ka shpallur një paketë rregullash të reja që do të aplikohen në Kupën e Botës 2026. Ndryshimet synojnë rritjen e ritmit të lojës, më shumë drejtësi në vendimmarrje dhe kontroll më të mirë të kohës efektive.
Ja pikat kryesore të rregullave të reja:
Zëvendësime më të shpejta
Lojtari që zëvendësohet do të ketë maksimumi 10 sekonda për të dalë nga fusha. Nëse e tejkalon këtë kohë, zëvendësuesi duhet të presë 60 sekonda përpara se të futet në lojë, duke e lënë ekipin përkohësisht me një lojtar më pak.
Kontroll i rreptë i kohës në rifillimet e lojës
Do të vendoset një limit prej 5 sekondash për rivëniet anësore dhe goditjet nga porta. Nëse kjo kohë tejkalohet, skuadra humbet posedimin e topit.
Trajtimi mjekësor jashtë fushës
Çdo lojtar që merr ndihmë mjekësore në fushë duhet të dalë jashtë dhe të presë të paktën një minutë përpara se të rikthehet. Përjashtim bëjnë rastet kur dëmtimi vjen nga një faull i ndëshkueshëm me karton.
Zgjerimi i kompetencave të VAR-it
Sistemi VAR do të ketë më shumë ndikim: do të mund të rishikojë kartonët e dytë të verdhë që çojnë në përjashtim, si dhe vendimet e gabuara për goditje këndi.
Komunikimi me arbitrin
Rikujtohet rregulli që vetëm kapiteni i skuadrës mund t’i afrohet arbitrit për të diskutuar vendimet. Lojtarët e tjerë që grumbullohen rreth arbitrit rrezikojnë ndëshkim me karton të verdhë.
KOHA JONË SONDAZH

