FIFA zyrtarizon vazot për shortin e Botërorit 2022, ja ku ndodhet Shqipëria dhe Kosova

Fitorja e fundit e Kombëtares duket se ka shërbyer shumë për renditjen në vazot për zonën euriopiane për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

FIFA ka zyrtarizuar vazot për shortin që do të hidhet më 7 dhjetor në Zürich dhe skuadrat do të ndahen në 10 grupe, nga grupi A në grupin J.

Në vazon e parë qendron Belgjika si vendi më i mirë dhe ndiqet nga pas nga Franca, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Kroacia, Danimarka, Gjermania dhe Holanda. Ndërkohë Shqipëria ndodhet në vazon e katërt bashkë me Bosnje Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.

Sakaq Kosova është në vazon e pestë me Armeninë, Kazakistanin, Lituaninë, Qipron, Armeninë, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Letoninë dhe Andorrën. Ekziston mundësia që kuqezinjtë dhe “Dardanët” të përballen për herë të parë në histori mes tyre në një ndeshje kompetitive.

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.

SHKARKO APP