Fillon më në fund Formula 1, Bottas fiton në Çmimin e Madh të Austrisë

Valtteri Bottas, piloti i Mercedes, triumfoi në Çmimin e Madh të Austrisë, gara e parë e këtij sezoni të Formula 1. Kampioni në fuqi, britaniku Leëis Hamilton u penalizua pas një kontakti 11 xhiro para fundit me Albon dhe përfundoi në vendin e katërt në këtë garë.

Piloti i Ferrarit Charles Leclerc mori vendin e dytë, ndërsa një surprizë e madhe ishte Lando Norris, piloti i McLaren, i cili u ngjit në podium. Sebastian Vettel, piloti tjetër i Ferrarit, rezultoi një zhgënjim edhe në garën e parë të këtij sezoni, duke e mbyllur atë vetëm në vendin e dhjetë.

Çmimi i Madh i Austrisë nisi me pilotët e gjunjëzuar në mbështetje të protestave kundër racizmit, të cilat nisën në Amerikë dhe janë përhapur me shpejtësi në shumë shtete të Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?