Fillon të ndihet “dora” e Allegrit, Milani fiton miqësoren ndaj Liverpoolit

Në ndeshjen e dytë miqësore të turneut aziatik, Milan ka arritur një fitore bindëse ndaj Liverpoolit me rezultatin 4-2. Ndeshja u zhvillua në stadiumin Kai Tak Sports Park në Hong Kong, ku skuadra kuqezi tregoi një formë të mirë dhe efikasitet në sulm.

Golat për Milanin u shënuan nga Rafael Leao në minutën e 10-të, Ruben Loftus-Cheek në minutën e 52-të dhe dy herë nga Noah Okafor në minutat 60 dhe 94. Nga ana tjetër, Liverpooli, kampion në fuqi i Anglisë, u përgjigj me gola nga Dominik Szoboszlai (26’) dhe Cody Gakpo (93’), por nuk ia doli të shmangë humbjen.

Pavarësisht dy golave të pësuar në fund, Milani dominoi pjesën më të madhe të lojës. Vendimi i trajnerit Allegri për ta vendosur Rafael Leaon si sulmues të parë, edhe këtë herë dha rezultat, duke ndihmuar ekipin në krijimin e hapësirave dhe aksioneve të rrezikshme në zonën kundërshtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitorja ndaj një rivali të nivelit të lartë si Liverpooli tregon se Milani po gjen formën dhe mekanizmat e duhura në prag të sezonit të ri. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?