“Finalissima” mes Argjentinës dhe Spanjës pritet të spostohet nga Doha për shkak të luftës

Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ka vënë në pikëpyetje zhvillimin e “Finalissima”-s mes Argjentina dhe Spanja, e planifikuar për t’u luajtur më 27 mars në Doha.

Trajneri i përfaqësueses spanjolle, Luis de la Fuente, ka reaguar për herë të parë lidhur me mundësinë e zhvendosjes së sfidës. Ai theksoi se në këto momente prioritet absolut mbetet ndalimi i konfliktit të armatosur.

“Çështja po trajtohet në disa nivele. Shpresa e parë është që lufta të ndalet. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të duhet të luajmë diku tjetër”, deklaroi tekniku spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshkallëzimi i situatës pas bombardimeve të Iranit dhe kundërpërgjigjes së Teheranit ka detyruar Katarin të pezullojë të gjitha aktivitetet sportive, përfshirë ndeshjet e futbollit. Ky vendim ka ngritur dyshime serioze mbi mundësinë që përballja mes kampionëve të botës dhe kampionëve të Evropës të zhvillohet sipas planit në Doha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave spanjolle, në rast se situata nuk normalizohet, alternativa të mundshme për organizimin e finales janë Miami ose disa prej kryeqyteteve të mëdha evropiane, si Londra, Madridi, Roma apo Parisi.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, ndërsa organizatorët po monitorojnë nga afër zhvillimet gjeopolitike që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në këtë super përballje të futbollit botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?