Finalja e Champions League mund të luhet me tifozë, pritet vendimi i UEFA-s

Më 17 qershor është programuar një mbledhje vendimtare në të cilën Komiteti Ekzekutiv do të vendos për formatin, datat dhe vendin ku do të luhen Champions League dhe Europa League këtë sezon.

Në ditët e fundit Bild ka raportuar për një “Final Eight” me një finale të mundshme në Lisbonë, por zgjedhja përfundimtare do të përcaktohet nga kushtet shëndetësore të vendit pritës. Mbi të gjitha sepse UEFA po vlerëson mundësinë për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të turneut me dyer të hapura. Hipotezë që do të mbante ende në lojë Stambollin, ku ishte programuar fillimisht finalja 2020.

Për momentin, sipas “Sky” është ende një plan embrional, për tu studiuar me kujdes të madh. Megjithatë ndjesia është se krerët e Uefa-s po marrin seriozisht në konsideratë idenë për të hapur stadiumin për tifozët për ndeshjen më të bukur sezonale. Me impiantin sportiv të përshtatshëm për të mirëpritur eventin në siguri të plotë dhe me masat e duhura për distancimin social.

SHKARKO APP