Finalja e Conference League, Duka: Po vjen një ditë historike, Roma-Feyenoord do e bëjnë të paharrueshme Tiranën!
Air Albania pret për herë të parë finalen e Conference League. Roma dhe Feyenoord do të diskutojnë trofeun e parë europian që do të mbahet në Tiranë. Kreu i FSHF, Armand Duka, ka reaguar për këtë event të jashtëzakonshëm.
“Dita historike po vjen, Roma & Feyenoord do e bëjnë të paharrueshme finalen e Tiranës. Kush do ta fitojë për herë të parë këtë Kupë? Do të vendoset në tapetin e Arenës tonë të mrekullueshme.
Një ide e çmendur në fillimet e saj por pas një pune voluminoze disa vje?are të administratës së FSHF-së ja dolëm ta mirëpresim në Shqipëri.
Dua t’i flenderoj ata që na besuan në iniciativën tonë, Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e UEFA-s, por edhe ata që na mbështetën pa kursim, ashtu si edhe të gjitha institucionet e vendit.
Kemi investuar të gjithë energjitë tona për një organizim perfekt për këdo që do të jetë në Shqipëri dhe jam i bindur se do të kaloni orë e ditë të mrekullueshme në vendin që Mikpritjen e ka të shenjuar në traditën e tij.
I siguroj miqtë tanë se Federata e Futbollit do ja shpërblejë besimin e dhënë duke e bërë të paharrueshme këtë finale historike”, shkruan Duka.
KOHA JONË SONDAZH

