Finalja e Conference League në Tiranë, UEFA hap shitjen e biletave
Dalin në shitjet biletat e finales së Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj në stadiumin “Air Albania”.
FSHF ka njoftuar se UEFA e ka hapur procesin e shitjes. Një person mund të tentojë blerjen e vetëm dy biletave.
Kategoria e katërt e biletave kushtojnë 20 dhe 25 euro, kategoria e tretë 35 dhe 45 euro, kategoria e dytë 65 dhe 85 euro, kurse kategoria e parë 100 dhe 125 euro.
📌 UEFA njofton të gjithë të interesuarit se është hapur procesi i shitjes së biletave për ndeshjen finale të UEFA Europa Conference League, @OfficialASRoma – @Feyenoord , që do të luhet në 🏟 “Air Albania” të Tiranës më datë 25 maj 2022. pic.twitter.com/dkW7r2ZHdY
— FSHF (@FSHForg) May 10, 2022
KOHA JONË SONDAZH

