Finalja e Conference League/ Përleshje të dhunshme mes tifozerive në Wroclaw (VIDEO)
Një natë e trazuar në qytetin polak të Wroclaw, pak orë para finales së UEFA Conference League mes Real Betis dhe Chelsea, që ka sjellë përplasje të dhunshme mes tifozërive.
Pas një sherri të ndodhur ditën e djeshme në një tarracë lokali mes tifozëve të të dy ekipeve, tensionet kanë vazhduar gjatë natës në rrugët e qytetit. Situata është përshkallëzuar në disa pika, duke detyruar policinë lokale të ndërhyjë me forcat speciale dhe përdorimin e sprejit lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Autoritetet e Wroclaw kanë siguruar se ndeshja do të zhvillohet në kushte të plota sigurie, falë një pranie të madhe të forcave të rendit që janë mobilizuar për të menaxhuar çdo rrezik të mundshëm.
Finalja e Conference League, e cila do të luhet sonte në stadiumin e qytetit, pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë të tifozëve nga të gjithë Evropën, por incidentet e fundit kanë ngritur shqetësime mbi sigurinë publike.
Betis and Chelsea fans this evening #cfc
— Football Away Days (@footyawayday) May 27, 2025
🚨BREAKING: English and Spanish Football fans fighting in Central Wroclaw, Poland ahead of tomorrow’s UEFA Conference League final between Chelsea and Real Betis. pic.twitter.com/622q4uvC7P
— World Source News 24/7 (@Worldsource24) May 27, 2025
KOHA JONË SONDAZH

