Finalja e ”Europa Conference League” në ”Air Albania”, sot një delegacion nga UEFA mbërrin në Tiranë
Një delegacion i UEFA-s do të mbërrijë sot në Tiranë, në kuadër të një vizitë inspektuese treditore për të parë organizimin e finales së UEFA Europa Conference League, që do të luhet në Tiranë më 25 maj.
UEFA ka dërguar në Shqipëri vazhdimisht përfaqësues të saj që nga nëntori i vitit të kaluar e në vazhdim për të kontrolluar të gjithë infrastrukturën aeroportuale, rrugore, hyrjet e daljet në qytet, hotelerinë, fushat ku do të stërviten ekipet finaliste, zonat ku do të grumbullohen tifozët e skuadrave si edhe përshtatja e stadiumit për finalen.
Në vëmendje e madhe do t’i kushtohet stadiumit “Air Albania” dhe punimeve që duhen bërë aty për ta përshtatur çdo detaj me kërkesat e UEFA-s. Një aspekt i rëndësishëm është krijimi i të gjithë kushteve për të plotësuar kriteret e transmetuesit televiziv të finales.
KOHA JONË SONDAZH

