Finalja e Kupës së Gjermanisë mund të luhet më 1000 tifozë
Bundesliga do të mbyllet në fund të muajit pa publik, ndërkohë që më 14 korrik do të luhet finalja e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.
Ndeshja do të luhet në stadiumin Olympiastadion të Berlinit, e cila mund të jetë e hapur për tifozët. Lajmin e ka dhënë presidenti i federatës, Fritz Keller në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Do të vendos ligjvënësi. Në Berlin janë zhvilluar evente me 100 persona, ndaj besoj se mund të jepet “ok” për praninë e 1000 tifozëve. Në ditët e ardhshme do të vendosim për këtë gjë”, u shpreh numri një i futbollit gjerman. /R.Lika-Koha Jone/