Finalja e Superkupës së Argjentinës u mbyll me 10 kartonë të kuq
Finalja e Superkupës së Argjentinës, u shoqërua me tension. 10 kartonë të kuq në të njëjtën ndeshje. Finalja mes Boca Juniors dhe Racing Club ishte tepër e ndezur.
Boca pati 7 të ndëshkuar 2 prej tyre ishin në stol dhe morën kartonin prej protestave. Minutat e fundit të kohës së rregullt dhe pjesët shtesë u shoqëruan me nervozizëm që nuk u qetësuan edhe nga vendimet e arbitrit kryesor.
Në fund të finales që mbarte edhe tensionin e grumbulluar gjatë sezonit, pasi të dy ekipet luftuan për titullin kampion deri javën e fundit, në fushë ishin 7 lojtarë të Boca Juniros dhe 8 të Racing Club. Trofeun kësaj here në dallim nga kampionati e mori Racing Club, duke fituar me rezultatin 2-1.