Fino: 12 “Shoqatat fantazmë” të mos guxojnë të afrohen në Asamble

Kandidati për t’u zgjedhur në krye të FSHF, Bashkim Fino duke folur për emisioni “Repolitix” ka komentuar garimin për në krye të institucionit më të rëndësishëm të futbollit tonë.

“E kam dëgjuar sot fjalën e Pintos, dhe e përshëndes. Ai konfirmoi të dy kandidatët e FSHF, teksa nuk ka asnjë problem për këtë gjë. Edhe statute e lejon një gjë të tillë. Nëse unë do të zgjidhem president në FSHF, atëherë duhet të jem i paanshëm në çështjet politike. Ka shumë raste në federata të ndryshme që vijnë nga politika. Në Itali kemi një senatorë të Forca Italia, që është kandidati kryesor për të fituar në Federatën e Futbollit në Itali. Pra nuk ka asnjë pengësë për pjesën e politikës në lidhjen me kreun e FSHF. Të gjithë thonë se përsë të mos jëtë dikush nga fusha e sportit në kreun e FSHF-së, por Duka faktikisht vjen nga fusha e biznesit.

Jam i gatshëm që mbas datës 7 shkurt, unë do t’i përshtatem 24 orë futbollit dhe do të heq dorë nga mandati i deputetit. Dhash dorëheqjen nga funksionet e mia në Partinë Socialiste për të qenë sa më i barabartë me Duken dhe për të mos pasur kontradikta. Nuk kam asnjë problem me prejardhjen e Dukës në këtë post dhe nuk kam asnjë vërejtje për të nga ky drejtim. Unë e quaj këtë garë të fortë dhe nuk jam nga ata persona që gjithçka bardhë e zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ishte mirë që në atë aktivitet të ishin edhe deputet që merren me sportin dhe jo pse edhe unë që jam kandidatë për postin e FSHF. Ai do të jetë “Coverciano” i futbollit shqiptar. Me atë aktivitet është marrë FSHF, por gjithsesi nuk është se më vjen keq për këtë gjë. Ky pasion më bën që tani të bëj një kthesë në kandidimin tim si president i FSHF-së. Unë nuk jam lodhur në politikë dhe tani po hidhem nga futbolli. Nuk është e vërtetë kjo gjë. Futbollin e kam pasion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komiteti Ekzekutiv është i rëndësishëm pasi nuk emërohet, por zgjidhet. Për mua janë 54 klube ato që do të kenë të drejtën e votës, jo 66 sa kanë qenë më parë, pa përfshirë shoqatat këtu. Ka shumë figura të njohura për mua si Eduart Prodani, Redi Jupi apo edhe inxhinierësh dhe njerëz të talentuar që mund të jenë pjesë e komunitet të ri ekzekutiv.

“Shoqata fantazmë”? FSHF duhet të kishte reaguar duke kërkuar falje dhe të mos ishin më. Zëdhënësi i Federatës e ngatërroi akoma më shumë. Shkresat e 12 shoqatave janë zyrtare dhe kanë votuar në zgjedhjet e kaluar. Me kërkesë të klubit të Flamurtarit ne do të ecim me procedurat. U bëj thirrje 12 Shoqatave që të mos afrohen në Asamblenë që do të bëhet në Durrës”, tha Fino.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?