Fino: Dua votën tuaj për të hedhur themelet e futbollit modern!

Kandidati për t’u zgjedhur në krye të FSHF, Bashkim Fino ka folur para votimit në Asamblenë e Përgjithshme, duke paraqitur platformën e tij.

“Gjatë këtij muaji kam takuar shumë prej delegatëve, dhe kam kuptuar se ka shumë probleme. Sot jemi në një ditë të rëndësishme, pasi me votën tuaj futbolli do të hyjë në një rrugë të re. Nuk po kërkoj votën për cilësitë e mia, por që të më votoni për platformën dhe programin që unë kam paraqitur.

Me keqardhje konstatoj se futbolli është i në një gjendje të vështirë. Shumica e skuadrave nuk kanë kushte për t’u stërvitur dhe financa. Asambleja zoti Duka ju ka dhënë besimin dhe ju e keni shpërdoruar. Platforma ime është e qartë, ku limiti i dy mandateve, dhe 5 stadiume sipas standardeve të UEFA-s do të jenë prioritet. Do të ndërtojmë fusha për çdo klub në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot kemi dy herë më pak futbollistë më pak se periudha 1999-2000. Numri i futbollistëve do të rritet tre herë, ndërkohë që edhe të ardhurat e klubeve do të rriten 3 herë. Do të ketë tolerancë zero për trupimin e ndeshjeve”, ka thënë Fino.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?