Fiorentina barazim i çmendur në duelin 103 minutësh ndaj Interit (VIDEO)
Fiorentina-Inter ka zgjatur 103 minuta, por sërish nuk ka mundur që të nxjerrë asnjë fitues. 3-3 përfundoi dueli i luajtur në Firence në një duel me shumë gola, raste të dyshimta dhe gola. Skuadra e Spallettit e nisi në gjumë total, pasi pësoi gol vetëm pas 18 sekondash.
Simeone konkretizoi aksionin e parë të Fiorentinës duke arritur që të mposhtë portierin Handanovic. Reagimi i Interit nuk do të vononte, pasi në minutën e 6-të, Vecino realizoi golin e barazimit. 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, Politano realizoi një gol të bukur me një goditje në hyrje të zonës.
Në fillimin e pjesës së dytë, Interi thelloi avantazhin nga pika e bardhë me Ivan Perisic. Fiorentina përpiqet që të reagojë, teksa Luis Muriel shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke e dërguar sferën në trekëndësh. Në minutën e 107-të, gjyqtari dha 11-metërsh, pasi e pa dy minuta një prekje të topit me dorë nga D’Ambrosio. Nga pika e bardhë Veretout nuk do të gabonte duke i dhënë një pikë të rëndësishme ekipit të tij. /Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

