Fiorentina bën gati ofertën e parë për të marrë Asllanin nga Interi

Ristrukturimi i skuadrës së Interit nis nga mesfusha dhe pas qetësimit të situatës rreth Hakan Çalhanoglu, një nga emrat më të përfolur për t’u larguar nga zikaltrit mbetet Kristjan Asllani.

Mesfushori i kombëtares shqiptare nuk bën më pjesë në planet teknike të trajnerit dhe drejtuesve, edhe pse e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë. Interesimet për të nuk mungojnë, por deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete në zyrat e Interit.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit nga merkatoja, Fiorentina është klubi i parë që është gati të bëjë një hap konkret. Viola pritet të paraqitet së shpejti me një ofertë për Asllanin, i cili vlerësohet nga Interi mes 18 dhe 20 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një lëvizje që mund të nxisë edhe klube të tjera të interesuara, si Bologna, të veprojnë, ndërkohë që ofertës së Betis Sevilla-s i është dhënë një përgjigje negative nga vetë lojtari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?