Fiorentina fiton ndaj Bolognës dhe kalon Romën dhe Juven (VIDEO)
Fiorentina ka marrë një fitore të vuajtur sot ndaj Bologna-s me rezultatin e 2-3 në transfertë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1 ku golat u shënuan nga Maleh dhe Barrow.
Fillimi i pjesës së dytë ishte i zjarrtë për vjollcët, teksa Biraghi shënoi menjëherë. Nuk mund të mungonte dhe serbi Vlahoviç i cili realizoi golin e tretë dhe të sigurisë.
Nga fundi i kohës së rregullt Bologna ngushton rezultatin në 2-3 por Fiorentina arriti mjaft mirë të mbronte 3 pikët. Fiorentina ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 27 pikëve duke lënë pas Romën me 25 pikë dhe Juventusin me 24 pikë, por që luan sonte në mbrëmje ndaj Genoas.
KOHA JONË SONDAZH

