Fiorentina hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar në janar
Fiorentina planifikon të blejë një sulmues në janar. Ish-qendërsulmuesi i Juventusit ka shifra të jashtëzakonshme me 8 gola të shënuar në kampionat (plus 3 në Conference League) në dymbëdhjetë ndeshje.
Problemi ka të bëjë pikërisht kur Kean do t’i duhet të marrë frymë, duke qenë se i vetmi zëvendësues i pranishëm në skuadër është Kouame. Në shënjestrën e Fiorentinës ka përfunduar sulmuesi shqiptar Cristian Shpendi, që po shkëlqen me fanellën e Cesenës në Serinë B.
21-vjeçari konsiderohet nga drejtuesit e klubit vjollcë si një profil i ri, ekonomik që mund të përshtatet shpejt. Sulmuesi shqiptar ka shënuar tashmë 10 gola këtë sezon dhe çmimi për kartonin e tij nuk i kalon 8-9 milionë.