Fiorentina merr fitoren e parë sezonale në Seria A, mund me 5 gola Udinesen

Java e 16-të e Serie A më në fund erdhi fitorja e parë sezonale për Fiorentinën, e cila sheh këtë sukses si pikënisjen e një rikthimi të vështirë drejt zonës së shpëtimit. Vjollcët shfrytëzuan në mënyrën më të mirë të mundshme epërsinë numerike, pas përjashtimit të Okoye që në minutën e 7-të, duke e mposhtur bindshëm Udinesen me rezultatin 5-1.

Skuadra mike u shfaq e shpërqendruar dhe larg nivelit të saj, ndërsa Fiorentina dominoi takimin në “Artemio Franchi”, ku protesta fillestare e tifozëve u kthye shpejt në duartrokitje.

Në qendër të vëmendjes ishin Gudmundsson dhe Fagioli, autorë të një paraqitjeje të shkëlqyer, ndërsa u zhbllokua edhe Moise Kean, i cili realizoi dy gola. Një fitore e thellë dhe e rëndësishme për Fiorentinën, që rikthen besimin dhe shpresat për një ngjitje në renditje në vijim të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?