Fiorentina ndalet ndaj Sassuolos, arrin Juven dhe Romën në renditje (VIDEO)

Fiorentina nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sassuolos, një ndeshje që dhuroi emocione. Miqtë do të shënonin dy gola në harkun e pesë minutave në fraksionin e parë duke i dhënë një goditjte të fortë vjollcave. Scamacca dhe Fratessi realizuan për Sasusolon.

Fiorentina zgjohet në fillimin e pjesës së dytë duke skurtuar shifrat me bomberin Vlahovic dhe më pas vendosi baraspeshën me Lucas Torreira. Vendasit morën një goditje disa minuta më pas pas daljes me kartonin e dytë të verdhë të Biraghi-t. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte me Fiorentinën që i bashkohet në kuotën e 31 pikëve Juventusit dhe Romës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?