Firmosi me Granada-n, Uzuni pritet të debutojë ndaj Realit në fundjavë

Myrto Uzuni merr një lajm fantastik pasi firmosi kontratën me skuadrën e Granada-s. Sulmuesi shqiptar mund të debutojë në La Liga këtë fundjavë, në ndeshjen që skuadra e tij do të luajë kundër Realit të Madridit.

Nëse gjithçka do të shkojë mirë në seancat stërvitore, atëherë aventura e Uzunit në Spanjë do të niste në mënyrën më fantastike të mundshme.

Uzuni u ble nga Granada për 3,5 milionë euro, me sulmuesin që mbylli aventurën te Ferencvaros me 36 gola dhe 14 asist në 67 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?