Fisnik i përgjigjet Barcelonës për zërat në merkato: Më lini të luaj futboll!
Fisnik Asllani po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve të mëdha europiane, teksa emri i tij po lidhet ngushtë me një transferim të mundshëm te Barcelona.
Sipas mediave spanjolle pranë klubit katalanas, sulmuesi i ri shihet si një profil ideal për të ardhmen e repartit ofensiv, në një kohë kur e ardhmja e Robert Leëandoëski mbetet e paqartë. Diskutimet janë intensifikuar pas paraqitjeve të fundit të Asllanit, veçanërisht pas golit spektakolar të realizuar ndaj Mainz.
E përditshmja “Sport” e përshkruan Asllanin si një sulmues modern, që nuk kufizohet vetëm brenda zonës, por kontribuon në ndërtimin e lojës dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës. Sipas tyre, ai do të përshtatej lehtësisht në skemat e Barcelonës dhe mund të formojë një dyshe interesante me talentin e ri Lamine Yamal.
Në planin financiar, operacioni konsiderohet i realizueshëm. Lojtari, që aktivizohet me Hoffenheim, ka një klauzolë largimi prej rreth 30 milionë eurosh, një shifër e përballueshme për klubin katalanas.
Pas ndeshjes së fundit, vetë Asllani ka preferuar të mbajë një qëndrim të kujdesshëm për të ardhmen: “Më lejoni të luaj futboll njëherë, pastaj do të flasim kur të mbaroj ky sezon”.
Me 9 gola dhe 5 asistime në Bundesliga këtë sezon, sulmuesi kosovar po konfirmohet si një nga talentet më premtues në qarkullim, duke rritur ndjeshëm interesin e klubeve elitare për shërbimet e tij.
KOHA JONË SONDAZH

