Fitoi 2-0 ndaj Kukësit, Daja kritika ekipit: Nuk i kemi gjërat në vijë nëse …
Trajneri i Partizanit, Ilir Daja nuk është shfaqur shumë i kënaqur me ekipin pavarësisht fitores 2-0 ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”. Strategu kritikoi lojtarët për lojën në 45 minutat e para.
“Ka shumë vend për përmirësim. Startin e lojës nuk e kemi bërë të mirë edhe për meritë të Kukësit. Nga kjo them që patjetër të ndryshojmë diçka. Nuk i kemi gjërat në vijë me këtë start lojë. Më vjen mirë që ekipi reagon, djemtë kanë mentalitet fituesi. Në pjesën e dytë kemi marrë lojën nën kontroll për shkak edhe të gjendjes së mirë fizike që kemi.
Në pjesën e dytë ka bërë mirë i gjithë ekipi. Jo vetëm kemi ndërtuar aksione sulmuese por kanë qenë edhe në ndihmë të mbrojtjes. Nëse nuk do të kemi një sakrificë të tillë të lojtarëve të sulmit, do të kemi problemi. Më shqetëson ndërtimi i lojës nga poshtë me katërshen e mbrojtjes.
Nëse do të luanim ashtu siç luajtëm në pjesën e parë, do të isha i zhgënjyer. Sot morëm 3 pikë ndaj një pretendenti. Na jep qetësi nga ana psikologjike, por nuk kemi bërë gjithçka mirë. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar. Kryesisht për problemet në gjysmën e parë të pjesës së parë, do të bëjë analizë nesër.
Do bënim gabimin më të madh nëse mendojmë për merkaton e janarit. Nuk kemi ndërmend të largojmë lojtarë. Kemi një ekip që është Partizani B që ndjen mungesën e lojtarëve. Do të mundohemi që të përforcojmë ekipin duke mbajtur grupin që kemi. Nuk i dihet çfarë do të ndodhë deri në janar”, u shpreh Ilir Daja.