Fitoi për herë të 7-të Topin e Artë, Messi sëmuret dhe do të mungojë ndaj Nice

Pas fitimit të Topit të Artë për herë të 7 në karrierë si askush tjetër, ylli argjentinas pritet që të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Nice në kampionat.  Argjentinasi, i cili numëron dy “Topa të Artë” më shumë se Cristiano Ronaldo, është ndjerë keq pas ceremonisë në Paris, si pasojë e një dhimbje stomaku.

“Lionel Messi dhe Leandro Paredes nuk morën pjesë në stërvitjen e sotshme ditore, si pasojë e problemeve me stomakun. Një kontroll i mëtejshëm do të kryhet të mërkurën, për të verifikuar gjendjen e futbollistëve”, shkruhet në një njoftim të klubit francez ditën e sotme.

Messi do të jetë gati për duelin kundër Lens që do të luhet të shtunën dhe më pas për sfidën në Champions kundër Club Brugge.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?