Fitojnë Bayerni dhe Interi, Manchester City shtanget nga 0-3 në 3-3 nga Feyenoord

Santiago Gimenez Photograph: Hannah McKay/Reuters

Champions League dhuron emocione, gola dhe surpriza. Bayerni mori një fitore me shumë “peshë” ndaj PSG, duke zhytur këta të fundit në zonën që rrezikon eliminimin.

Mbrojtësi Min-Jae Kim shënoi golin e vetëm në minutën e 38-të me një goditje të saktë me kokë. PSG provoi të reagonte, por Dembele u ndëshkua me karton të kuq në fillimin e pjesës së dytë.

Surpriza e mbrëmjes ishte padyshim Manchester City, që pësoi një përmbysje thuajse epike. Nga 3-0 për ekipin e Guardiolës, Feyenoord arriti që ta barazonte në 3-3, duke marrë një pikë historike. Kriza e “qytetarëve” vijon.

Inter mundi 1-0 Leipzig dhe shkon momentalisht në krye të renditjes. Lukeba shënoi autogol në minutën e 27-të duke i dhënë 3 pikë skuadrës italiane. Barcelona fitoi 3-0 ndaj Brest, ndërkohë që Leverkusen mposhti 5-0 Salzburg. Arsenali shkatërroi 5-1 Sportingun, ndërkohë që Atalanta u dëfrye 6-1 kudnër Young Boys /R.Lika-Koha Jonë/

Image

SHKARKO APP