Fitojnë Gjermania dhe Franca, Ukraina ndal Çekinë
Liga e Kombeve mbrëmjen e sotme ishte e mbushur me duele mjaft interesante. Gjermania mori një sukses minimal 1-0 ndaj Holandës. Golin e vetëm e shënoi Jamie Leweling në minutën e 63-të.
Franca fitoi 2-1 në transfertë ndaj Belgjikës. Dy golat e Kolo Muani bënë të pavlefshëm golin e vetëm të shënuar nga Openda. Për belgët humbi një penallti Tielemans.
Italia fitoi 4-1 ndaj Izraelit me lehtësi, falë golave të shënuar nga Retegui, Fratessi dhe një dopietë e Di Lorenzo.
Në grupin tonë, Ukraina u ndal në barazim 1-1 me Çekinë, duke i dhënë mundësinë këtyre të fundit të mbeten në krye me 7 pikë, një më shumë se Shqipëria dhe Gjeorgjia. /R.Lika-Koha Jonë/