Fitore në frymën e fundit, Portugalia merr tre pikët përballë Çekisë
Një fitore jo e lehtë, por Portugalia e ka nisur me sukses aventurën e saj në Euro 2024, duke mposhtur në Leipzig Republikën Çeke me rezultatin 2-1.
Sfida nisi mjaft e mirë për portugezët, të cilët provuan disa herë, por pa arritur të gjenin rrjetën. Goli erdhi vetëm në minutën e 62’ nga Provod, por vetëm 7 minuta më vonë barazimi erdhi nga Hranac i cili shënoi në portën e tij.
Në fundin e takimit ishte Conceicao, i cili nuk gaboi nga një pozicion shumë afër portës për t’i dhënë fitoren luzitanëve. Njëjtë si Turqia, edhe Portugalia është në kuotën e 3 pikëve.