Fitorja e madhe në Serbi, Sylvinho dhe Duka nisin festën me lojtarët (VIDEO)

Pas triumfit historik ndaj Serbisë me rezultatin 1–0, Kombëtarja shqiptare ka festuar në mënyrë madhështore në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Duboçica”. Atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa lojtarët shpërthyen në këngë, britma gëzimi dhe brohoritje “Shqipëri, Shqipëri!”.

Në festë u bashkua edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili përgëzoi futbollistët dhe stafin për një paraqitje të jashtëzakonshme dhe për një fitore që do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve.

Trajneri Sylvinho mbajti një fjalim përpara të gjithë lojtarëve, duke i thënë që është momenti i tyre për të festuar, një gjë që ata e bënë pa u menduar dy herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?