FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitorja e parë në kampionat për Sadikun, Balaj dhe Roshi ndjekin nga tribuna suksesin e Akhmatit

Dita e sotme mund të konsiderohet tepër pozitive për sa i përket ecurisë të skuadrave europiane ku aktivizohen futbollistë shqiptarë.

Legia e Armando Sadikut, i cili tashmë është kthyer në një titullar të padiskutuar, ka arritur të sigurojë fitoren e parë në kampionat duke mposhtur Sandecjan me rezultatin 2-0. Sulmuesi nga Elbasani në takimin e sotëm u aktivizua 90 minuta të plota.

Kroatët e Slaven Belupos ku luan futbollisti vlonjat Bruno Telushi, kanë surprizuar teksa ka fituar në transfertë ndaj Zapresiçit të Herdi Prengës me rezultatin 0-1. Telushi e nisi ndeshjen si titullar ndërsa Prenga nuk u preferua nga trajneri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akhmat Grozni i treshes shqiptare Balaj-Roshi-Berisha nuk ka të ndalur, 3 fitore në 3 takime. Ekipi rus ndodhet në krye të renditjes falë ecurisë fantastike në javët e para.. Në sfidën e sotme mungonin Bekim Balaj dhe Odise Roshi për shkaqe dëmtimesh, ndërsa Bernard Berisha u hodh në fushë në minutën e 62-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk patën të njëjtin fat skuadrat e dy shqiptarëve të tjerë, Jurgen Gjasulës dhe Azdren Llullakut. Grojther Furthi i Gjasulës u mund në transfertë ndaj Darmshtad me rezultatin 1-0.

Po me të njëjtin rezultat humbi edhe skuadra kazake e Tobol ku aktivizohet mesfushori Azdren Llullaku. Gjasula u fut në fushë në minutën e 46-të ndërsa Llullaku qëndroi në fushë me minutazh të plotë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?