Fitorja e parë në Seria A, portieri Sherri: I lumtur që mbajta portën e paprekur

Portieri shqiptar Alen Sherri, ishte titullar për Cagliarin, në fitoren 1-0 ndaj Hellas Veronës. Sherri arriti të mbajë portën e paprekur për herë të parë në elitën e futbollit italian, një moment që do të mbetet gjatë në kujtesën e tij.

Pas ndeshjes, Sherri reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu lumturinë e tij.

“Shumë i lumtur për fitoren time të parë dhe për ruajtjen e portës së paprekur për herë të parë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Le të vazhdojmë kështu.”

SHKARKO APP