Fitorja e Skënderbeut ndaj Tiranës, Mirel Josa e Gugash Magani kundër aleancave

Trajneri i Skënderbeut, Mirel Josa,  përgëzoi futbollistët e tij për suksesin e arritur me Tiranën, duke kujtuar se kishte përballë rivalin më të fortë, në garë për titull. Trajneri kryeqytetas siguroi se Skënderbeu nuk është pjesë e aleancave, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e bardhebluve për episodin e 11-metërshit të fituar nga ana e korçarëve.  – “Nuk besoj se ne jemi pjesë e aleancave. Ne po vazhdojnë punën tonë. Se çfarë ka ndodhur në takimet e tjera, nuk di asgjë. Takimi me Tiranën ishte shumë i luftuar, ndërsa për 11-metërshat kur janë, janë, s'kemi ç'bëjmë,” – u shpreh Josa, pas fitores me Tiranën, që u vendos nga një 11-metërsh i realizuar në gol nga kapiteni Bledi Shkëmbi.  Akuzat e presidentit të Flamurtarit, se skuadra e tij e shiti ndeshjen me Partizanin, një skuadër rivale dhe pretendente për titull, e ka ndezur edhe më tepër garën dhe atmosferën.

 Magani i zhgënjyer nga rezultati, jo nga loja

I zhgënjyer nga rezultati dhe humbja, por jo nga loja e Tiranës, trajneri Gugash Magani theksoi se edhe kjo ndeshje u vendos nga një episod. – “Ndeshja i kishte të tre rezultatet dhe siç e kisha parashikuar u vendos nga një episod i vetëm. Ishte gabimi ynë në momentin e 11-metërshit. Skuadra ka luajtur mirë dhe futbollistët i zbatuan detyrat. Duhet të  jemi më të kujdesshëm. Mund të them se u përballën dy ekipet me të mira të kampionatit. Fitoi futbolli edhe pse nuk morëm pikë,” – theksoi ai, ndërkohë që javën tjetër skuadra e tij do të presë Kukësin, që kryeson aktualisht. Tirana pas humbjes së sotme, ndodhet pesë pika larg nga kryesuesit e Kukësit.  Trajneri peqinas gjeti rastin t'i kujtonte opinionit publik se Tirana është e vetmja skuadër që luan pa aleatë. – “ Ne jemi skuadra e vetme që po luajmë ndershëm. Nuk dorëzohemi në objektivin tonë, do të luftojmë fort deri në fund,” – theksoi Magani. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ervin Bulku: Tirana pa aleatë, drejt titullit

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën linjë, madje edhe më i drejtpërdrejtë, ishte me deklaratën e tij kapiteni Ervin Bulku, i cili siguroi se në asnjë moment nuk do të lejojë që bardheblutë të bëhen palë e marrëveshjeve me skuadrat e tjera, i cili uk la pa kursyer akuzat ndaj gjyqtarit. – “Plot 9 lojtarë të Tiranës rrezikojnë pezullimin dhe sërish protagonist bëhet i njëjti gjyqtar, Ena Jorgji. Tirana do të vijojë garën e pastër. Nëse vërej diçka të dyshimtë,  do të jem i pari që do të braktis fushën e lojës,” – shprehet Bulku.

 

 

Kategoria Superiore

Java e 25-të – 4 mars

Skënderbeu-Tirana         1-0

Shënues:  Shkëmbi (11-m) 66’

Partizani – Flamurtari 2-1

Shënues: Rrahmani 57’  Raçiç 78’/ Telushi 21’

Kukësi-Teuta 5-2

Shënues: Malota 33’, Pejiç  51’, 84’, Pit 54’,  68’, Kastrati 47/ Nika 58’

Laçi – Vllaznia 1-0

Shënues: Veliaj 26’

5 mars

Elbasani-Apolonia (14:00)

 

Klasifikimi

Kukësi                 52

Skënderbeu         51

Tirana                 47

Partizani              47

Laçi                     41

Flamurtari             34

Vllaznia                27

Teuta                   19

Elbasani               13

Apolonia              10

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?