Fitorja me Bjellorusinë, Presidenti Meta: Kuqezinjtë janë të paparë

Në stadiumin ”Air Albania”, ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi e ndoqi edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili pas mbylljes së sfidës 3-2 për Shqipërinë, tha se ndihet krenar për kuqezinjtë, duke i cilësuar edhe si të paparë.

”Është kënaqësi që të jem pranë kuqezinjve, Cikalleshi ka premtuar një gol dje në telefon, ka bërë dy deri tani mos gaboj, shpresoj që të mbyllet me fitore. Janë të paparë, kuqezinjtë e Shqipërisë edhe gratë e Bjellorusisë (referuar protestave kundër Lukashenkos) janë të paparë, faleminderit”,-tha kreu i shtetit.

SHKARKO APP